Duhej te ishte nje sfide ne mes skuadrave ne fushen e lojes, por ne fakt ishte edhe nje sfide pankinash. Ne njerin krah, nje mjeshter si Shpetim Duro qe ka ardhur per te ndihmuar Besen ne arritjen e objektivit dhe ne krahun tjeter nje “nxenes” si Samuel Nikaj qe pavaresisht gjithçka ka arritur deri tani ne karriere, vazhdon te mesoje dhe te kerkoje fitoren ne çdo moment me skuadrat qe drejton.
Ne “Liri Ballabani” te Burrelit sot eshte luajtur sfida ne mes ekipit vendas dhe atij te Beses. Ka qene kjo e fundit e cila ka kaluar e para ne avantazh me ane te futbollistit Danaj ne minuten e 57-te. Por matjanet nuk hoqen dore nga pretendimet e tyre per te mos dale pa pike nga kjo ndeshje.
Si rrjedhoje, fillimisht kane fituar nje 11-metersh ne minuten e 77-te dhe Xhebrahimi ka qene i sakte duke barazuar shifrat. U duk se kjo perballje do te mbyllej ne barazim, por nuk do te ndodhte keshtu sepse pas disa perpjekjesh rradhazi, Burreli do te shenonte edhe golin e fitores.
Ka qene pikerisht minuta e 90-te kur Da Silva ka shenuar golin e shumepritur duke i dhene skuadres se tij nje trepikesh me shume vlere. Burreli pas 4 javesh kampionat eshte ngjitur ne kuoten e 7 pikeve duke mbajtur aktualisht vendin e trete ne renditje, ndersa Besa mbetet ne vendin e dhjete me vetem 2 pike.(www.shkodrasport.com)