Nejmar po përjeton një makth të vërtetë përsa i përket dëmtimeve. Klubi i Santos raportoi dje se sulmuesi brazilian la stërvitjen të enjten, për shkak të dhimbjeve që kishte në kofshën e djathtë.
Nejmar iu nënshtrua ekzaminimeve dhe rezultoi që ka dëmtim muskulor. Tashmë për të ka filluar periudha e rikuperimit.
33-vjeçari i ka vuajtur jashtëzakonisht shumë dëmtimet në vitet e fundit. Dhe sidomos në Brazil po bëhen mjaft shqetësuese, ndërsa jep kontributin e tij prej 6 muajsh.