Tek Vllaznia jane gati per sfiden e neserme ndaj Teutes. Perpara kesaj ndeshje, ka dale para gazetareve sulmuesi Charles Bismark i cili i eshte pergjigjur pyetjeve te gazetareve per kete eksperience tek Vllaznia, por edhe per synimet e kuqebluve kete sezon.
“Jemi përgatitur mirë. Besoj tek ekipi. Edhe besojmë që nesër jemi për fitore. E dimë që është ndeshje shumë e rëndësishme edhe jemi për fitore, shpresojmë të fitojmë”, u shpreh Bismark fillimisht duke komentuar ndeshjen me Teutën.
Mikpritja? Jam mjaft i lumtur, janë njerëz mjaft të mirë. Edhe kur jam në qytet, çdokush më mirëpret mjaft mirë. Kjo më jep motivim për në lojë, edhe kur jam në fushë mundohem të jap më të mirën.
Jam shumë i lumtur që jam këtu.
Jam duke u përshtatur mjaft mirë. Kam luajtur në këtë formacion më përpara. Kemi lojtarë mjaft të mirë në ekip. Është shumë e thjesht për t’u përshtatur, sidomos edhe në sulm me Bekimin. Është lojtar me mjaft eksperiencë edhe na ndihmon mjaft në fushë.
Teuta? Këtë vit janë më të fortë. Në këtë kampionat nuk mund të nënvlerësosh asnjë ekip, dhe shkojmë për fitore.
Objektivi? Kemi ardhur për më të mirën, nëse je te Vllaznia duhet të kesh gjithmonë mentalitetin kampion. E dimë që fansat duan çdo ndeshje që të fitojmë. Këtu duhet të jemi të përgatitur për të qenë kampion.
Rivali më i fortë? Ndoshta Dinamo.
Balaj? Është shumë thjesht, jam mjaft i lumtur me të. Ai di mjaft mirë dhe ka cilësi. Gjithmonë ka intensitet në fushë dhe është një lider, për mua bëhet mjaft e lehtë.
Objektivi i golave? Në fund të sezonit shpresoj për 20 gola, por do të shikojmë.
Gol ndaj Teutës? Shpresoj.
Rastet e humbura? Po kemi punuar këtë javë në stërvitje. Edhe për sulmuesin është normale të humbasë disa rast. Kryesorja në fund është që të fitojmë.
Festa ndaj Partizanit, ndonëj dedikim? Është festimi im normal në fushë.
Presioni? Ky është qytet mjaft i bukur. Është normale, nuk kam pasur presion as këtu as në Korçë.
Huazimi? Normale, nëse do ketë mundësi pse jo”- eshte shprehur Bismark.