HomeKRYESOREGyokeres i përgjigjet kritikave të shumta që po merr në Angli

Gyokeres i përgjigjet kritikave të shumta që po merr në Angli

Sulmuesi suedez i Arsenalit, Viktor Gyokeres, ka folur hapur për mënyrën se si përballon kritikat dhe presionin e madh që shoqëron një klub të Ligës Premier.

Ai thekson se përqendrimi te performanca personale është thelbësor, pavarësisht shqyrtimit intensiv të ekipit. “Duhet të bësh gjërat e tua dhe të përshtatesh me vendin ku luan. Duhet të besosh në veten tënde dhe të vazhdosh, pavarësisht se çfarë ndodh, qoftë në fushë apo jashtë saj”, tha Gyokeres.

Ai shtoi se nuk është e nevojshme të dëgjosh gjithçka që thuhet përreth: “Nuk mendoj se duhet ta kuptosh çfarë thonë të gjithë përreth teje. Nuk ke pse të dëgjosh gjithçka që dëgjon”, vazhdoi tutje sulmuesi suedez.

Vëmendja në Angli, sipas tij, është shumë më intensive krahasuar me ligat e tjera. “Kur luaja në Portugali, kishte gjithashtu shumë gjëra të tilla. Por këtu është shumë, shumë më e madhe. Ata analizojnë çdo gjë që bën. Por kështu është puna, dhe nuk ka asgjë të keqe me këtë”.

Gyokeres theksoi rëndësinë e fokusimit te aspektet që mund t’i kontrollojë.

“Ndoshta nuk është përparësia ime kryesore të lexoj gjithçka që thuhet ose çfarë shkruajnë njerëzit. Është thjesht të mendosh për gjërat që mund të kontrollosh dhe t’i bësh ato gjëra siç duhet. Stërvitu çdo ditë, luaj lojëra dhe kujdesu për trupin tënd. Janë ato gjëra dhe sigurisht përpiqu të shkëputesh ndonjëherë”, përfundoi suedezi i cili është përballur me kritika prej transferimit te ARsenal.

Me këtë qasje, Gyokeres tregon se çelësi për sukses në Ligën Premier është përqendrimi te vetja dhe lojtarët e ekipit, pavarësisht presionit të jashtëm. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments