Nga Fatos LAMAJ
Kategoria e Parë do të rikthehet sërish në fundjavë për të luajtur ndeshjet e saj të radhës. Kështu ekipet për llogaritë e javës së 5-të do të duhet të përballen mes tyre të premten dhe të shtunën.
Dy takime jan programuar për të premten,ku gjithçka do të ngrej siparin e kësaj jave në orën 16:00. Besa do të pres në shtëpi Lushnjen,ndërkohë në orën 19:00 në Korçë do të luhet supersfida me aromë Superiore mes Skënderbeut dhe Laçit.
Gjithashtu të shtunën do të zhvillohen katër duelet e tjera që do të luhen në orën 16:00. Luftëtari pas katër barazimeve pret Ilirinë e cila duket se po mer formë,ndësa Burreli pas fitores në shtëpi me Besën luan në transfertë ndaj Kastriotit.
Edhe Apolonia pas dy fitoreve radhazi do të luaj në transfertë ndaj Korabit me po të njëjtin objektiv,teksa Kukësi me ulje-ngritjet e veta pret në shtëpi Pogradecin që ende nuk po gjen veten.