Dinamo nuk ka arritur të triumfojë as këtë javë, duke u ndalur në barazim pa gola ndaj Bylisit në ndeshjen e javës së 4-t të Superiores. Një sfidë e luftuar deri në fund nga ekipi kryeqytetas.
Në pjesën e dytë të sfidës, Bylisi u gjend në inferioritet numerik pas një kartoni të kuq. Megjithatë, Dinamo nuk arriti as me një lojtar më shumë të shënojë gol.
Dinamo 0 – 0 Bylis
Kategoria Superiore: Java e 4-t
Stadiumi: “Selman Stërmasi”
Arbitër: Klodian Shahini
FORMACIONET ZYRTARE:
DINAMO: Teqja, Goudiaby, Vila, Bregu, Maliqi, Qefalija, Dita, Aliji, H.Berisha, James, Lorran. Trajner: Ilir Daja.
BYLIS: Vachoux, Peralta, Përndreca, Adeduro, Kamara, Mustafa, Malomo, Ofori, Marku, Abazaj, Walison. Trajner: Mirel Josa.