Teuta dhe Vllaznia kanë ndarë pikët në barazimin 1-1 në Durrës, në një ndeshje të ethshme që është mbyllur në mënyrë dramatike pas 13 minutash shtesë.
TEUTA-VLLAZNIA 1-1
90’+6′ Beshiraj / 24′ Mala
NGJARJET KRYESORE
90’+13’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.
90’+12’ Karton i verdhë për Malën.
90’+6’ GOOOL TEUTA! Harkim perfekt i Torrajt, Zhongo ul sferën për Beshirajn i cili e shtyn në rrjetë. Priten 5 minuta për vendimin e VAR për pozicionin e Zhongos dhe në fund goli cilësohet i rregullt. (VIDEO)
90’+4’ Torraj nga e majta del në fundore, harkon në mënyrë perfekte për Arifin i cili gjuan me kokë, por nuk gjen portën shkodrane. (VIDEO)
90’+2’ Edhe Balaj përfundon mes të ndëshkuarve me karton të verdhë.
90’ Jepen 7 minuta shtesë.
88’ Gurishta ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë me 10 futbollistë Vllazninë. (VIDEO)
87’ Kallaku dhe Bismark i futur pak minuta më parë, lënë lojën për dëmtime duke i bërë vend Salës dhe Hakajt.
85’ Zbritje e shpejtë e Vllaznisë me Kallakun, pasimi i tij në qendër gjen Tafilin i cili gjuan por bllokohet nga Zhongo. (VIDEO)
84’ Predhë e Tafilit nga jashtë zonës, Selmani grushton dhe shpëton portën. (VIDEO)
79’ Vila dhe Beshiraj marrin vendin e Maçollit dhe Boçit në radhët e Teutës. Krymi ndërkohë i bën vend Tafilit në radhët e Vllaznisë.
78’ Karton i verdhë edhe për Barjamin për një tërheqje fanellë.
76’ Gurishta i shtohet listës së lojtarëve të ndëshkuar te Vllaznia.
74’ Përgjoni ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Bismark.
74’ Krymi ndëshkohet me karton të verdhë.
72’ Bismark nis Kallakun në zonë në të djathtën, Selmani del me shpejtësi dhe mbërthen sferën para lojtarit të shkodranëve.
68’ Bismark merr vendin e Muratajt në radhët e Vllaznisë.
65’ Toli i lë vendin Votlait në radhët e Teutës.
64’ Maccolli harkon në zonë nga e djathta, askush nuk arrin të devijojë në zonën e Vllaznisë.
57’ Krymi fiton topin në mesfushë, Murataj përfiton dhe në pozicion të favorshëm pranë zonës gjuan, por duke çuar sferën jashtë. (VIDEO)
56’ Fadairo dhe Myszor i bëjnë vend Arifit dhe Torrajt në radhët e Teutës.
53’ Shkodranët kërkojnë faull pranë zonës për ndërhyrjen e Maçollit ndaj Muratajt, gjyqtari Xhaja lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)
50’ Karton i verdhë edhe për Kotobellin.
48’ Top i rrezikshëm në zonën e Teutës, Selmani largon para devijimit të Balajt.
46’ Nis pjesa e dytë me Dros në vend të Kastratit në radhët e Vllaznisë.
45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Vllaznisë.
45’ Jepet 1 minutë shtesë.
45’ Gjini ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.
43’ Në zhvillimin e goditjes nga këndi, Selmani largon topin por ai shkon te Balaj i cili gjuan me kokë, duke e kaluar mbi traversë. (VIDEO)
42’ Zbritje e shpejtë e Vllaznisë me Kallakun i cili nxjerr në pozicion të favorshëm Kastratin. Por tentativa e sulmuesit ndalet nga ndërhyrja vendimtare e Myszor. (VIDEO)
35’ Lojë e shpejtë në këto minuta me aksionet që zhvendosen nga një gjysmëfushë, në tjetrën, por pa krijuar gjuajtje drejt portave.
30’ Në një goditje nga këndi të Teutës, Zhongo me kokë gjuan por çon sferën mbi traversë. (VIDEO)
26’ Boçi ul topin për Tolin i cili nga jashtë zonës lëshon një gjuajtje të fortë, pa gjetur portën e Pohls. (VIDEO)
25’ Karton i verdhë për Kastratin pas një faulli në mesfushë.
24’ GOOOL VLLAZNIA! Aksion spektakolar i shkodranëve me pasime të shpejta, i finalizuar në fund nga gjuajtja e Malës nga jashtë zonës. (VIDEO)
22’ Harkim nga e djathta e sulmit shkodran në shtyllën e dytë për Muratajn, Zhongo largon rrezikun në zonë.
19’ Një goditje dënimi sjell rrezik në portën durrsake pasi Mala gjuan me kokë, pa gjetur katërkëndorin.
17’ Provon edhe Krymi nga distanca, sfera shkon shumë larg portës durrsake.
14’ Gjuajtje nga distanca e Malës, sfera shkon në duart e Selmanit. (VIDEO)
9’ Një tjetër gjuajtje nga e majta e sulmit shkodran, nuk gjen portën e Selmanit.
4’ Aksion i shpejtë i Vllaznisë, Murataj shfaqet para portës por ndalet nga ndërhyrja e Maçollit. (VIDEO)
2’ Toli fut një top interesant në zonë pas një goditje dënimi, Kotobelli devijon por me lehtësi pa shqetësuar portierin e shkodranëve.
1’ Nis dueli në Durrës.
FORMACIONET ZYRTARE
Teuta: Selmani; Zhongo, Kotobelli, Doka, Përgjoni, Toli, Maçolli, Boçi, Gonzales, Myszor, Fadairo.
Trajner: Enkelejd Dobi
Vllaznia: Pohls; Gurishta, Bajrami, Gjini, Jago, Kallaku, Krymi, Mala, Kastrati, Murataj, Balaj.
Trajner: Edi Martini