Sonte në mbrëmje do të mësohet se kush do ta fitojë “Topin e Artë 2025” mes Lamine Jamal dhe Ousmane Dembele.
Talenti i ri i Barcelonës sipas “Mundo Deportivo” do të marrë pjesë në ceremoninë në Paris i shoqëruar nga një delegacion prej 20 personash.
Madje, ylli spanjoll ka organizuar një festë private në kryeqytetin francez për të festuar një triumf të mundshëm.
Një shenjë e qartë besimi dhe ambicieje.