HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMoviola e Teuta-Vllaznia/ I kuqi i Gurishtës i nxituar, goli i durrsakëve...

Moviola e Teuta-Vllaznia/ I kuqi i Gurishtës i nxituar, goli i durrsakëve është i dyshimtë (VIDEO)

Ndeshja e djeshme u gjykuar nga një trupë arbitrash e përbërë nga J. Xhaja, R. Avdo, G. Cenolli. Në VAR është Orlando Kuka, ndërsa në AVAR, Emanuela Rusta. Gjithsesi, dy rastet mund të ishin zgjidhur më ndryshe.

MINUTA e 76-të: Gurishta iu shtua listës së lojtarëve të ndëshkuar te Vllaznia, duke shtuar tensionin në mesfushën shkodrane. Gjithçka u komplikuar më tej në minutën e 87-të, kur Gurishta mori kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën e tij me 10 futbollistë, duke i dhënë mundësi Teutës të shtonte presionin në minutat e fundit. Gjyqtari ndëshkoi brenda 11 minutave dy herë lojtarin e Vllaznisë. Ndoshta një i kuq i nxituar. (VIDEO)

MINUTA E 90’+6′: Pas një harkimi perfekt të Torrajt, Zhongo ul sferën për Beshirajn, i cili e shtyu topin në rrjetë. Pas pesë minutash pritjeje për verifikimin e VAR për pozicionin e Zhongos, goli u konsiderua i rregullt, duke vulosur barazimin dramatik 1-1. Vendimi është shumë i diskutueshëm, por 5 minuta pritje janë shumë për një gjykim të një raste pa shumë komplikime. (VIDEO)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments