HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREProblematika me kartonat, Vllaznia ka mesatare të 'frikshme' ndëshkimesh

Problematika me kartonat, Vllaznia ka mesatare të ‘frikshme’ ndëshkimesh

Nga Endri ÇINARI

Një problematikë që ka shoqëruar Vllazninë në këtë kampionat ka qenë marrja e kartonëve të shumtë. Ku së fundmi do jetë Gurishta, mungesa e sigurtë për ndeshjen e rradhës kundër Vorës. Pasi mbrojtësi u ndëshkua me dy të verdhë në ndeshjen e fundit ndaj Teutës, në këtë mënyrë duke mos qenë i gatshëm për duelin e rradhës. Por, përveç 30-vjeçari, kuqeblutë u ndëshkuan edhe me 6 kartonë të tjerë, ku emra si: Kastrati, Gjini, Krymi, Bajrami, Balaj dhe Mala u zverdhën të gjithë.

Dhe së bashku me dy kartonat e Gurishtes, numri i të verdhëve ishte 8-të për shkodranët, që u pasuan edhe nga një i kuq. Por, 9 herë kampionët e vendit po ashtu u ndëshkuan 3 herë me karton edhe ndaj Partizanit, me Krymin dhe Jagon në fushë dhe Kuros në stol. Teksa situata ka qenë më e “qetë” kundër Dinamos, me vetëm dy ndëshkime me të verdhë ndaj Qatos dhe Kuros. E ndërsa në takimin hapës kundër Egnatias, kartonin e verdhë tek Vllaznia e shikuan plot 4 futbollistë.

Ku ishin Gjini, Dros, Bajrami dhe Gurishta të cilët u ndëshkuan. Pra, një total prej 17 kartonash të verdhë dhe 1 të kuq për Vllazninë në harkun kohor të vetëm 4 javëve. Me një mesatare prej 4.5 kartonash për ndeshje, që patjetër është shumë e lartë për një skuadër që nuk shquhet madje as për lojë të ashpër.

Por, shpesh stili sulmues apo edhe dora e “lëshuar” e gjyqtarëve ndaj shkodranëve kanë bërë që ata të kenë një numër kaq të lartë ndëshkimesh. Një faktor që me patjetër duhet të gjejë zgjidhje në rradhët e kuqebluve në duelet e ardhshme.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments