Marko Sampaio sjell nostalgji te Partizani. Portugezi qëndronte në krye të stolit të “demave” për disa ndeshje, pikërisht në vitin 2014. Edicioni përkonte me të parin të Partizanit, që prej rikthimit në Superiore.
Nga vera e këtij viti, Sampaio është pjesë e Al Nasr. Te klubi ku luan Kristiano Ronaldo ka rolin e përgatitësit atletik.
“Në të njëjtën rrugë, me të njëjtin pasion: Vrapo sot për të fituar nesër”, shkruan Sampaio në profilin e tij. Dhe foto e ndarë është krah Ronaldos ku ka meritë të madhe për formën e sulmuesit aktualisht.
Sampaio konsiderohet në Arabi si përgatitësi që bën gati “monstra”. Kjo për shkak të karrierës së tij të mëparshme me Flamengon, Benfikën dhe Al Hilalin. Madje rënia fizike e Al Hilal raportohej se erdhi vetëm pas largimit të 46-vjeçarit.