HomeKRYESOREMERKATO/ Vllaznia e femrave përforcohet me një lojtare maqedonase

MERKATO/ Vllaznia e femrave përforcohet me një lojtare maqedonase

Pavarësisht vështirësive që po kalon, ekipi i volejbollit të femrave të Vllaznisë ka gjetur kohë për pak “frymëmarrje”. Në ndeshjen e së shtunës ndaj Korabit, e vlefshme për javën e dytë të kampionatit, ka fituar me rezultatin e pastër 3-0.

Ajo çka ra në sy në këtë përballje ishte se në formacionin shkodran kishte edhe një emër të ri. Bëhet fjalë për volejbollisten 20 vjeçare të ardhur nga Maqedonia e Veriut, Dobrina Hadi Toseva. Kjo lojtare ishte edhe pikëshënuesja më e mirë e ndeshje teksa shënoi 18 të tilla.

Toseva vjen nga ekipi OK Centar Ort dhe konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për Vllazninë, nisur edhe nga numri i reduktuar i lojtareve cilësore që stafi teknik ka në dispozicion pasi shumica e ekipit është e përbërë nga vajza të reja.

Me ardhjen e kësaj volejbollisteje që luan në rolin e diagonalistes, trajneri Tafa po mundohet t’i japë një fytyrë tjetër skuadrës megjithatë ajo nuk mjafton dhe po shikohet mundësia për marrjen edhe të një tjetër lojtareje të huaj.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments