HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKRAHASIMI/ Vllaznia me të njëjtën ecuri në kampionat si një vit më...

KRAHASIMI/ Vllaznia me të njëjtën ecuri në kampionat si një vit më parë

Elbasani ia ka dalë që të përmirësojë statistikat e vitit të kaluar në Superiore në sezonin aktual, pasi verdheblutë, janë ekipi i vetëm që ka regjistruar më shumë pikë se një vit më parë pas katër javëve.

Në krahasimin e renditjeve me një vit më parë, shihet se Elbasani ka tashmë 10 pikë, në krahasim me sezonin e kaluar ku kishin 7 të tilla. Bie në sy ndërkohë që për katër skuadra, nuk ka ndryshuar asgjë në krahasim me një vit më parë. Vllaznia, Egnatia, Teuta dhe Dinamo janë në të njëjtën kuotë pikësh si në sezonin e kaluar.

Skuadra shkodrane kishte grumbulluar 7 pikë në 4 ndeshjet e para të kampionatit të vjetshëm dhe po kaq ka edhe këtë vit dhe si rrjedhojë, tashmë mbetet për t’u parë ecuria në vazhdim.

Ato që kanë shënuar rënie janë Partizani me 3 pikë, si dhe Tirana e Bylisi me nga 2 të tilla në krahasim me një vit më parë. Gjithashtu, bie në sy se Vora debutuese, ka marrë më shumë pikë se sa Skënderbeu e Laçi, dy ekipet që ranë nga kategoria në fund të sezonit të kaluar.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments