Klubet shqiptare janë shpesh objekt për bllokimin e merkatos nga FIFA. Shkak bëhen gjyqet e humbura dhe sipas mediave së fundmi e kanë pësuar Kastrioti dhe Valbona.
Të dyja klubet e kanë të ndaluar të regjistrojnë futbollistët në tri periudhat e ardhshme, nëse nuk shlyejnë detyrimet. Pezullimi për Kastriotin ka filluar më 15 shtator.
Klubi i Kategorisë së Parë duhet të mendojë kështu për të zgjidhur çështjen në fjalë, para se të hapet merkato e janarit. FIFA ka pezulluar edhe Valbonën, prej 19 shtatorit.
Valbona ishte skuadra që ra në Kategorinë e Dytë, pas vetëm një edicioni në të Parën. KS Luftëtari dhe Oriku janë dy klube të tjera, që janë pezulluar prej kohësh nga FIFA.