Nga Endri ÇINARI
Një pikë e “dobët” për Vllazninë në këtë start sezoni nëse mund të cilësohet e tillë vetëm pas 4 raundeve duket se janë ndeshjet jashtë Shkodrës. Në një moment ku kuqeblutë shfaqen dominues si në lojë dhe rezultat në ndeshjet brenda fushës së tyre, duke mos lënë asnjë pikë e njëjta gjë nuk ndodh kur 9 herë kampionët e vendit tonë luajnë larg “Loro Boriçit”. Pavarësisht se loja e ekipit të Martinit nuk ka zhgënjyer aspak edhe në ndeshjet jashtë, por thjesht rezultatet nuk i janë përgjigjur asaj çfarë ekipi ka dhuruar në fushën e lojës.
Kështu nga dy ndeshje të zhvilluara jashtë, konkretisht në Elbasan ndaj Dinamos, Vllaznia është mposhtu 3-1 nga blutë. E po ashtu në Durrës ndaj Teutës, shkodranët nuk shkuan më shumë se në një barazim 1-1. Duke marrë në këtë mënyrë vetëm 1 pikë nga 6 të mundshme në këto duele. Duke pasur një konstrast me ndeshjet e zhvilluara në shtëpi, ku shkodranët kanë një rekord 100% të fitoreve dhe pikëve deri në këto momente të sezonit 2025-26.
Kështu shkodranët nuk fitojnë një ndeshje në kampionat jashtë fushës që nga data 31.01.2025. Ku në kuadër të sezonit 2024-25 mposhte Teutën në Durrës me shifrat 1-3, sfida ishte e vlefshme për raundin e 23-të të Superiores dhe vendosej nga golat e Males, Balajt dhe Dodajt, teksa për durrsakët për statistikë gjente golin Beshiraj.
Pra, një periudhë prej 8 muajsh që Vllaznia nuk fiton jashtë fushe në kampionat, teksa këtë sezon ka shijuar një sukses në Letoni kundër Duagavpils. Teksa në ndeshjen e kthimit të turit të parë të Conference League fitonin 2-4 në vendin balltik.(www.shkodrasport.com)