...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREStarova: Vllaznia pretendente si asnjëherë në këto 5 vite

Starova: Vllaznia pretendente si asnjëherë në këto 5 vite

Kampionati i Superiores ka nisur dhe ndoneee jane luajtur vetem 4 javet e para te tij, skuadrat kame filluar te tregojne vlerat e tyre. Sulejman Starova ne nje analize te bere ne median e shkruar, eshte ndalur edhe te Vllaznia te cilen e ka vleresuar maksimalisht.

“Sai takon skuadrave pretendente, e kam të vështirë, na duhen edhe disa javë që ta themi këtë gjë. Duhet minimalisht që të mbarojë faza e parë, që të themi diçka.

Insistoj të them që Egnatia mbetet pretendente kryesore sepse është dy vjet kampion. Ka marrë 3 pikë të rëndësishme në Ballsh, që quheshin detyrim por nuk është e lehtë të merren. Nuk është e lehtë të fitosh edhe ndaj Tiranës. Dhe morali është marrë, për t’u ngjitur sipër.

Pra është pretendente. Ka bërë lëvizje, por skuadrën e ka të plotë. Është e shëndoshë për të synuar sërish fitimin e kampionatit. Në anën tjetër është Vllaznia. Është e mbushur plot. Maja e sulmit, përveç Balajt është edhe Bismarku. Tani Malaj nga e djathta dhe dy lojtarë të mirë si Kastrati, Murataj.

Dhe në mesfushë mirë. Ka ardhur edhe Kallaku, Gjini. Është bërë skuadër pretendente, si asnjëherë në këto 5 vjet. Nuk mund ta them tani që bën diferencën sepse llogaris Dinamon, Egnatian dhe Elbasanin”- është shprehur Starova.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.