HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESuperliga, sot luhen tre ndeshjet e javës së pestë

Superliga, sot luhen tre ndeshjet e javës së pestë

Ditën e sotme do të luhen tre ndeshje shumë delikate dhe të luftuara në Abisnet Superiore.

Gjashtë ekipe mes tyre do të përplasin brirët për tre pikët e javës së pestë të kampionatit.

Në “Adush Muçaj” do të sfidohen mes tyre Bylis-Partizani,me ekipet që zbresin në fushë në orën 16:00.

Vendasit do të synojnë të marin pkë ndaj kryeqytetasve,ndërsa këta të fundit kërkojnë të rikthehen te rezultatet pozitive në kampionat.

Paralelisht me këtë përballje do të luhet edhe në Tiranë. Në “Selman Stërmasi” do të zhvillohet derbi mes Dinamos dhe Tiranës.

Një sfidë jetike për ekipet që synojnë dhe do të luftojnë për fitoren për të shkelmuar momentin negative në të cilën ndodhen në kampionat.

Ndërkohë në orën 19:00 e gjithë vëmendja do të jetë në “Elbasan Arena”.

Elbasani pret Teutën,me kryesuesit e kampionatit që do të kërkojnë të mbajnë vendin e parë,ndërsa durrsakët luajnë për t’i shkaktuar humbjen e parë ekipit të Ivan Gvozdenoviç.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments