HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVIDEO/ Kallaku: Arsyeja pse unë jam tek Vllaznia, është Edi Martini. Nesër...

VIDEO/ Kallaku: Arsyeja pse unë jam tek Vllaznia, është Edi Martini. Nesër me Vorën detyrim trepikëshi, por duhet kujdes

Konsiderohet një nga blerjet më të rëndësishme të Vllaznisë së këtij sezoni dhe padiskutim që pritshmëritë për të në Shkodër janë të mëdha. E kemi fjalën për futbollistin Sherif Kallaku. Për të u fol shumë në merkaton e verës që lamë pas dhe emri i tij doli në disa skuadra, por në fund mbajti fjalvn që i kishte dhënë trajnerit Martini për t’u veshur kuqeblu.

E ka pranuar edhe vetë sot në konferencën për shtyp teksa i pyetur se cila ishte arsyeja që ai zgjodhi Vllazninë gjatë merkatos së verës, është përgjigjur: “Arsyeja pse unë jam te Vllaznia, është profesor Martini. Me të kemi punuar tre vjet sëbashku tek Teuta, e njohim mirë njëri- tjetrin dhe ftesës së tij për t’iu bashkuar skuadrës shkodrane iu përgjigja pozitivisht”.

Kallaku ka dalë para gazetarëve në pragndeshjen e nesërme me Vorën, për të cilën është shprehur: “Mendoj se në kampionatin shqiptar nuk ka ndeshje të lehta dhe fakti që Vora ka bërë paraqitje shumë të mira këto katër javë, tregon se është një kundërshtar që duhet vlerësuar në maksimum.

Megjithatë për ne është detyrim trepikëshi duke pasë parasysh edhe përbërjen e ekipit tonë dhe synimet që kemi. Vërtetë që javën e ardhshme do të kemi ndeshjen me Elbasanin, por ne nuk e kemi aspak mendjen tek ajo ndeshje. Jemi të përqendruar vetëm tek ndeshja e nesërme me Vorën dhe duhet ta kalojmë fillimisht atë me sukses”.

Të plotë prononcimin e futbollistit Sherif Kallaku mund ta gjeni në kanalin tonë zyrtar të gazetës “Shkodra Sport” në youtube duke klikuar nduke klikuar në linkun e mëposhtëm:

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments