Kapiteni i Elbasanit, Bruno Lulaj, u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes, në barazimin pa gola ndaj Teutës në “Elbasan Arena”. Në prononcimin e dhënë për emisionin “Super Gol”, Lulaj u shpreh:
“Nuk shijon aq shumë kur nuk mbyllet me 3 pikë. Në ndeshjet në shtëpi kërkojmë të marrim maksimumin. Sot ishte një ditë “JO” për ne. Morëm 1 pikë, mund të kishte shkuar më mirë, por 1 pikë nuk është keq. Kemi punuar shumë gjatë fazës përgatitore dhe këtyre javëve. I dimë pikat e dobëta dhe të forta të njëri-tjetrin dhe po luajmë më mirë. Të gjithë partnerët janë lojtarë të mirë, nuk mund të zgjedh.
Patjetër që ka dhe Teuta meritë në këtë ditë “jo”. Mënyra e lojës tonë nuk ishte e njëjta me ndeshjet e tjera. Edhe presingu i Teutës ndikoi, por edhe ne ishim me një kohë vonesë te ç’markimi. E rëndësishme është qe uljet të jenë sa më të pakta dhe me pak dëm.
Nuk kemi luajtur me të gjitha ekipet. Egnatia është një ekip që ka qenë shumë lartë në vitete fundit. Edhe Vllaznia ka shumë lojtarë cilësorë. Midis këtyre të dyja skuadrave e shikoj rivalitetin. Këtë vit kam fituar 2 trofe personalë”, u shpreh Bruno Lulaj.