HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESot kundër Vorës, ja si pritet formacioni i Vllaznisë

Sot kundër Vorës, ja si pritet formacioni i Vllaznisë

Nga Endri ÇINARI

Në ndeshjen e rradhës kundër Vorës në kampionat, Vllaznia duhet të bëjë pa disa prej titullarëve të saj. Teksa Erdenis Gurishta do jetë i pezulluar për shkak të ndëshkimit me karton të kuq ndaj Teutës.

E ndërsa futbollistë si: Jukaj, Kuros dhe Qato ende kanë probleme fizike dhe është i pamundur aktivizimi i tyre në këtë duel. Por, një shpresë mund të ketë për Bismark, pavarësisht se edhe për ganezin gjithçka do vendoset në orët e fundit para zhvillimit të sfidës.

Kështu trajneri Martini duhet të bëjë disa ndryshime në formacion për të përballuar ekipin e Bellait. Nga porta pritet ta nisë Pohls, që tashmë është një titullar pas dëmtimit të Jukajt.

Në mbrojtje të sigurtë duken Gjini dhe Bajrami, që kanë shfaqur një nivel të kënaqshëm në këto javë të para. E teksa në mungesë të Kuros dhe Gurishtes, provat janë bërë me Krymin në prapavijë. Pavarësisht se një opsion ngelin edhe Sala e Pusi për mbrojtjen.

Në mesfushë në vend të Krymit i cili me shumë mundësi do luajë në mbrojtje, do rreshtohet Dros. Me moldavin që do ketë krah tij edhe fantazinë e shpejtësinë e dyshes Kallaku-Murataj. Nga krahët e mesfushës priten Mala dhe Jago, me të parin që do mbulojë korsinë e djathtë e ndërsa braziliani do jetë majtas. Në sulm si zakonisht do udhëheqë kapiteni, Bekim Balaj.

Me 34-vjeçarin që do ketë si mbështetës edhe Kastratin në repartin e avancuar. Pavarësisht se në stërvitjet e fundit janë bërë provat me kosovarin në krah të djathtë dhe Malen si sulmues i dytë pas Balajt. Pavarësisht gjithçkaje, vendosja e vërtetë e skuadrës do kuptohet vetëm ditën e ndeshjes. Me trajnerin Martini i cili si zakonisht aplikon sisteme të ndryshme gjatë javës, duke angazhuar thuajse të gjithë futbollistët që ka në dispozicion.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments