...
HomeKRYESOREShqipëria U17 do të luajë dy ndeshje miqësore kundër Sllovenisë

Shqipëria U17 do të luajë dy ndeshje miqësore kundër Sllovenisë

Shqipëria U-17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Sllovenisë U-17 gjatë muajit tetor.

FSHF dhe Federata Sllovene e Futbollit kanë arritur dakordësinë për organizimin e këtyre përballjeve, që do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit” më 9 dhe 11 tetor.

Skuadra kuqezi, e drejtuar nga trajneri Fatjon Tafaj, do të zbresë në fushë më 9 tetor, ora 11:00, për ndeshjen e parë, ndërsa sfida e dytë do të zhvillohet më 11 tetor, ora 11:00.

Këto janë ndeshjet e fundit testuese për skuadrën kuqezi në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e raundit të parë të Europianit U-17.

Kombëtarja jonë është pjesë e Grupit 8, së bashku me Kroacinë, Holandën dhe Kazakistanin.

Të gjitha sfidat e këtij mini-turneu do të zhvillohen në Kroaci, në datat 11, 14 dhe 17 nëntor 2025.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.