...
HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREEKSKLUZIVE/ Gjithçka e kryer, Ditmar Bicaj drejt zyrtarizimit tek skuadra e re

EKSKLUZIVE/ Gjithçka e kryer, Ditmar Bicaj drejt zyrtarizimit tek skuadra e re

Nga Maringlen ZHIVANI

Ditmar Bicaj pritet të marrë drejtimin e skuadrës së Lushnjës. Në bazë të informacioneve që ka siguruar “Shkodra Sport”, trajneri lezhjan dhe kryetarja e Bashkisë kanë gjetur akordin dhe tashmë gjithçka duket e kryer. Kështu, Bicaj pritet të nisë një tjetër kapitull të ri si trajner në karrierën e tij, pas sezonit shumë të suksesshëm që bëri vitin e kaluar në drejtimin e Burrelit.

Pas një periudhe të gjatë si futbollist, ku ka veshur fanellat e disa prej skuadrave më të njohura të futbollit shqiptar, Bicaj është gati të vijojë një tjetër aventurë të suksesshme në pankinë, pas asaj që bëri me Burrelin sezonin e kaluar. Lushnja, e cila synon të rikthehet sa më shpejt në elitën e futbollit shqiptar, ka vendosur t’i besojë një emri me eksperiencë si Ditmar Bicaj.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se palët kanë arritur marrëveshjen dhe tashmë mbetet vetëm çështje kohe prezantimi zyrtar. Bicaj ka qenë për shumë vite një nga mbrojtësit më të spikatur të kampionatit shqiptar, duke luajtur me ekipe si, Partizani, Skënderbeu apo edhe Vllaznia, ndërsa ka provuar edhe eksperienca jashtë vendit.

Sfida e tij tashmë në drejtimin e Lushnjës do të jetë për të ndërtuar një ekip konkurrues dhe me ambicie të qarta. Me zyrtarizimin e tij, verdhejeshilët shpresojnë të nisin një projekt afatgjatë, që do të rikthejë entuziazmin tek tifozët lushnjarë dhe do të forcojë objektivin e rikthimit në Superiore.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.