...
HomeKRYESOREMbyllet kampionati kombëtar i hipizmit, shpallen më të mirët për vitin 2025

Mbyllet kampionati kombëtar i hipizmit, shpallen më të mirët për vitin 2025

Nga Gjergj KOLA

Ditën e djeshme në hipodromin “GIZONE” në Mal të Jushit janë zhvilluar garat e ditës së katërt dhe të fundit të kampionatit kombëtar të garave me kuaj dhe në përfundim të tyre janë shpallur edhe më të mirët për secilën disiplinë për vitin 2025.

Kanë qenë gara të bukura, të shoqëruara edhe me rivalitet, por në fund sigurisht që kanë triumfuar më të mirët. Kështu, ditën e djeshme në garën e kuajve të rracës arabe në distancën 3000 metra, i pari është renditur kali “ALBINO” i “Flori official” me kalorësin Alehandro. Në vend të dytë është renditur kali “ETAR JR” i Xhulio Gjura me kalorës Sasha dhe në vend të tretë kali “LACRIM” i Zhakline Shahini me kalorës Eduard Cinga.

Në garën e kuajve të rracës së përzier në distancën 5000 metra, në vend të parë ka dalë kali “ANABELA” i Halil Kailiqit, ndërsa në vend të dytë është renditur kali “TORNADO” i Ervis Pemajt me kalorës Marçelino Pemajn.

Në garën e kuajve të rracës angleze G2 distanca 1700 metra, në vend të parë ka dalë kali “BIG MAGI” i Amarildo Topallit me kalorësin Aleks Dukaj. Në vend të dytë kali “SIGNORE” i klubit “Bilali Hipizëm” me kalorës Eduard Cinga dhe në vend të tretë është renditur kali “NERO” i Ervin Xhangos.

E fundit ka qenë gara e kuajve të rracës anglezee G1 në distancën 2400 metra ku më i shpejti ka rezultuar kali “LIBANETA” i klubit të kuajve “Opoja” me kalorës Aleks Dukaj. Në vend të dytë është renditur “CHARAVANAS” i klubit “Bilali Hipizëm” me kalorës Eduard Cingën dhe në vend të tretë kali “Buna” i klubit “Vllaznia Hipizëm” me kalorës Emanuel Bashaj.

Në fund të këtyre garave, organizatorët kishin menduar të organizonin edhe një garë shumë të veçantë, atë me kalorësit veteranë nga treva të ndryshme shqiptare. Dhe në fund të saj, më i shpejti ka rezultuar Behar Salihu me kalin e tij “ETAR JR”, në vend të dytë Shkëlzen Brahi me kalin “NEYMAR” dhe në vend të tretë Stilian Brahja me kalin “SHEIKU”.

Në këtë mënyrë mbyllet një kampionat shumë i suksesshëm i organizuar nga hipodromi “Gizone”, falë inisiativës, sponsorizimit dhe mbështetjes së madhe të Ivo Doshit, pasionantit të madh të sportit të hipizmit. Padiskutim që ai meriton një falenderim të veçantë për gjithçka po bën për këtë sport.

Ndërkohë në fund të aktivitetit, komisioni organizator i kryesuar nga Sokol Kajoshi ka shpërndarë çertifikata dhe më pas është kaluar tek shpallja e tre më të mirëve të kampionatit kombëtar për vitin 2025, në përfundim të katër garave të zhvilluar dhe në bazë të pikëve të grumbulluara teksa janë dorëzuar edhe kupat përkatëse.

GARAT ME KUAJ ARAB:

  1. ETAR JR (Xhulio Gjura)
  2. Miku (Safet Gali)
  3. Albino (Flori official)

GARAT ME KUAJ TË PËRZIER:

  1. EKSPENZA (Attin Amadeus Doshi)
  2. Anabela (Halil Kailiqi)
  3. Luna (Besnik Shkrela)

GARAT ME KUAJ ANGLEZ G2:

  1. SIGNOR ( Klubi Bilali Hipizëm)
  2. Big Magi (Amarildo Topalli)
  3. Grey (Vllaznia hipizëm)

GARAT ME KUAJ ANGLET G1:

  1. VIZAR (Klubi Kuajve Opoja)
  2. Libaneta (Klubi Kuajve Opoja)
  3. Charavanas (Klubi Bilali Hipizëm)

KALORËSI MË I MIRË I KAMPIONATIT:

  1. ALEKS DUKAJ
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.