Vllaznia- Vora eshte nje nga dy takimet qe do te mbyllin javen e peste te Superiores. Ai do te nise ne oren 19:00 dhe pritet me interes nga te dy skuadrat te cilat padyshim qe do te kerkojne te marrin pike.
Nderkohe jane mesuar edhe emrat e arbitrave qe do ta drejtojne ate. Keshtu, arbiter kryesor do te jete durrsaku Andi Koçi, ndersa asistente do te jene Xhulio Mani nga Peshkopija dhe Delin Kasa nga Kavaja.
Arbiter i katert do te jete laçiani Klodian Prenga, ndersa ne sistemin VAR do te jete durrsaku tjeter Florian Lata. Ne AVAR nderkohe do te jete elbasanasi Erjon Bylykbashi. Vezhgues i arbitrave do te jete Gjergji Selala ndersa delegat i Federates Mario Kertushaj.