HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELIVE VLLAZNIA-VORA/ Vllaznia në avantazh me golin e Balajt, mbyllet pjesa e...

LIVE VLLAZNIA-VORA/ Vllaznia në avantazh me golin e Balajt, mbyllet pjesa e parë

Vllaznia do të presë sot Vorën në orën 19:00. Sfida është e vlefshme për javën e pestë të Superiores.

Kjo është hera e parë që të dyja skuadrat do të masin forcat bashkë. Pas katër ndeshjesh të luajtura, Vllaznia dhe Vora janë në kuotën e katër pikëve.

Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Trajneri Martini dhe Bellaj kanë shuar dilemat. Vllaznia nga sfida e fundit është pa Gurishtën, i cili u ndëshkua me karton të kuq përballë Teutës.

LIVE VLLAZNIA-VORA 1-0
28′ (p) Balaj

NGJARJET KRYESORE

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Vllaznisë.

45’+2’ Luis Felipe merr topin pranë zonës kundërshtare dhe lëshon menjëherë një gjuajtje të fortë, por nuk gjen portën.

45′ Jepen 3 minuta shtesë.

44’ Jago gjen Kallakun në zonë, mesfushori rrotullohet e gjuan por topi devijohet në këndore.

42’ Pohls shpëton Vllazninë! Pas një tjetër goditje dënimi, Repaj gjuan me kokë por gjen përgjigjen e portierit i cili largon sferën nga katërkëndori. (VIDEO)

40’ Gjini ndëshkohet me karton të verdhë për një prekje të topit me dorë.

40’ Në zhvillimin e një goditje këndi, Repaj me kokë gjuan pa gjetur portën pasi kalon sferën mbi traversë. (VIDEO)

38’ Karrica shfaqet në këndin e zonës në të majtën dhe lëshon një gjuajtje të fortë, por pa gjetur katërkëndorin e vendasve.

34’ Goditje këndi e Vorës me Vrapin, i cili gjuan direkt në katërkëndor dhe vë në vështirësi Pohls. (VIDEO)

32’ Mala merr topin në mesfushë dhe lëshon një predhë që ndalet vetëm nga shtylla në të djathtën e Ruçit. (VIDEO) (VIDEO)

29’ Gjuajtje e fortë nga jashtë zonës e Kallakut, sfera nuk gjen portën e Ruçit.

28’ GOOOL VLLAZNIA! Shënon Balaj me penallti. (VIDEO)

27’ Karton i verdhë për Luis Felipe, i cili u mundua të dëmtonte pikën e penalltisë para gjuajtjes së Balajt.

23’-27’ Shkodranët kërkojnë penallti për një prekje të topit me dorë të Shehit gjatë aksionit. Gjyqtari Koçi lë që loja të vazhdojë fillimisht dhe pasi pret edhe VAR-in, shkon të shohë vetë pamjet në monitor. Në fund, ai akordon penallti për shkodranët. (VIDEO) (VIDEO)

18’ Luis Felipe provon nga jashtë zonës në anën tjetër, topi shkon shumë larg portës.

17’ E ka radhën Balaj të gjuajë me një kthesë të shpejtë, sfera shkon në duart e portierit të miqve. (VIDEO)

16’ Murataj shfaqet i lirë në të majtën dhe gjuan, por diagonalja e tij ndalet nga Ruçi.

12’ Gjuajtje e fortë e Muratajt nga distanca, sfera kalon mbi traversën e portës së Ruçit. (VIDEO)

7’ Gjuajtje e fortë e Vrapit nga jashtë zonës, devijimi i Karricës ia bën më të lehtë punën Pohls.

7’ Bardhi del mirë në krahun e djathtë, kalon Bajramin por nuk kuptohet me Barjamajn i cili mund të shkonte drejt portës dhe çon topin në fundore.

2’ Menjëherë një mundësi e artë për shkodranët, me një gjuajtje qendrore që shkon në duart e Ruçit. (VIDEO)

1’ Nis dueli në “Loro Boriçi”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments