HomeKRYESOREMartini: Më mërziti egoizmi i lojtarëve, kishim mundësi për më shumë

Martini: Më mërziti egoizmi i lojtarëve, kishim mundësi për më shumë

Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, foli pas triumfit 2 me 0 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Vorës. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “RTSH” pas ndeshjes, ai u shpreh:

“Patëm pak më tepër vetkënaqësi se sa rënie. Kishim mundësi me pasime, që të shënonim gola të tjerë. U treguam egoistë. Edhe Vora na vuri në vështirësi. Lojtarët duhet të jenë më kavalierë. Më mërziti egoizmi i tyre, nuk ka rëndësi kush shënon, rëndësi ka të fitohet ndeshja.

Edhe Murataj edhe Kallaku, edhe mbrojtja po rinin larg. Kishim raste që mbrojtësit ishin poshtë, portieri i binte topë të gjatë. Të dy mesfushorët e qendrës nuk erdhën të shkurtonin ekipin. Në Shkodër sëmundja më e keqe në botë është euforia. Jo në çdo moment mund të jesh kavalier. Por duhet të jemi shumë herë më tepër rigorozë sidomos në fazën difensive.

Aktivizimi i dy lojtarëve të rinj? Unë këta lojtarë i kam përdorur në fazën përgatitore dhe kanë bërë ndeshje shumë të mira. Këta kanë dy gjëra që nuk i favorizojnë, më tepër luajnë uingera, janë të dy shumë të talentuar, duan shpejtësi veprimi. Duke mos luajtur me uingera, i kam adoptuar. Janë lojtarë që mundesh t’i fusësh në çdo moment. Sot kishim 5 mungesa. Pavarësisht se s’kanë minuta, janë lojtarë që nuk kanë shumë diferenca me formacionin.

Po t’i kem të gjithë lojtarët e gatshëm dhimbje koke nga e hëna deri në ditën e ndeshjes. Përveç mbrojtësve dhe dy sulmuesve asnjë tjetër nuk e dinte kush do të ishte në formacion. E kam në kokë një formacion, por në varësi të situatave ndryshojnë dhe mendimet e mija për formacionin.


Nuk kemi pse të fshihemi mbas gjishtit. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Të shikojmë veten në pasqyrë dhe të dimë forcën reale. Besimi dhe mentaliteti janë kryesore. Do të bëjmë maksimumi për të përmbushur ëndrrën 25-vjeçare. Çdo ndeshje ka vështirësinë e vetë, mund të humbasësh dhe të fitosh me të gjithë.

E kam ngritur zëri në pushimin e ndeshjes dhe mbas ndeshjes. Bërtas fortë me zemër sepse i dua. Gjithsesi kam një ekip me djem profesionistë. E dimë respektin që kemi për njëri-tjetrin”, u shpreh Martini.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments