Dinamo pretendente për titullin kampion, ia ka dalë të fitojë edhe në Shkodër duke marrë fitoren e tretë rradhazi dhe në këtë mënyrë kryeson me meritë renditjen. Nga ana e saj, Vllaznia e mbushur me lojtare të reja, arriti t’i marrë vetëm një set dinamoviteve por jo më shumë sepse këta të fundit do të triumfonin në shifrat 3-1.
Ndeshja e luajtur pasditen e sotme në “Qazim Dervishi” ka nisur me rivalitet dhe ndonëse Dinamo me lojtare kualitative në rradhët e saj, u përball me vrullin e lojtareve të reja të Vllaznisë dhe deri tek pika e 18-të gjithçka duket e barabartë, por në fund triumfon përvoja e mikeve që e fitojnë këtë set 25-19.
Të dytin Dinamo do ta fitonte lehtësisht 25-10 dhe kjo krijoi përshtypjen se ndeshja do përfundonte shpejt, por nuk do të ndodhte kështu. Vllaznia “zgjohet” në setin e tretë të cilin e fiton 25-23 duke u munduar ta rihapte ndeshjen, por nuk do të ndodhte kështu.
Skuadra e trajnerit Koja nuk mund t’ia lejonte vetes një tjetër gabim dhe në setin e katërt kontrollon gjithçka duke e fituar atë në shifrat 25-19 dhe në këtë mënyrë krejt ndeshjen me rezultatin 3-1. Dinamo me këtë fitore ngjitet në kuotën e 9 pikëve pas tre javësh kampionat, ndërsa Vllaznia mbetet me 3 pikë.(www.shkodrasport.com)