...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREÇobani: 'Final 4' duhet të zhduket njëherë e mirë nga futbolli shqiptar

Çobani: ‘Final 4’ duhet të zhduket njëherë e mirë nga futbolli shqiptar

Ish- futbollisti i njohur Artur Çobani është shprehur edhe njëherë tjetër në lidhje me skemën e kampionatit të Superiores duke dalë hapur kundër saj. Një deklaratë të tillë ai e ka bërë gjatë një interviste për mediat ku është shprehur:

“Final 4” duhet të zhduket njëherë e mirë, nga futbolli ynë. Asgjë të mirë nuk i sjell formula e re kampionatit shqiptar, qoftë kur janë me pikët e tyre, qoftë tani me përgjysmim pikësh. Unë nuk e di se çfarë do të tregojë ky përgjysmimi i pikëve për të konkurruar tani me kampionatin, ose do të marr një shembull.

Po sikur skuadra e parë që është sot që udhëheq kampionatin, Elbasani po themi që është në vendin e parë, do të shkojë në “final 4” me dhjetë pikë diferencë nga e dyta me gjithë përgjysmimin e pikëve, a do të ketë luftë për titull? Titulli është përcaktuar. Prandaj, futbollin tonë nuk e ndihmon fare “Final 4”. Futbollin tonë e ndihmon shikimi i skuadrave dhe bërja e fushave që skuadrat të luajnë në fusha e tyre. Shikoni ça ndryshimi që ka.

Kthehet Dinamo në Tiranë, i kthehen edhe njerëzit për ta parë. Kjo ndodh me të gjitha, edhe me Partizanin nëse do të ketë stadiumin këtu në Tiranë, jo atje larg ku e ka, apo ku di unë, Besën që do luajë po them kot, që do luaj në Luz apo me Tiranën që u degdis vjet në të gjithë, vendin duke bredhur.

Kështu që për mua Federata e Futbollit të shikojë të bëj fusha futbolli sa më shumë, që të luajnë skuadrat në fushat e tyre dhe të mos ndryshojë formula e kampionatit, po të shtojë rrethin e skuadrave të futbollit. Hyri Vlora, po shtohet interesi për të ardhur në stadium. Hyri Elbasani, ju e shikoni shumë mirë se çfarë ndodh me stadiumin e Elbasanit. Atëherë pse, çfarë po mundoheni t’i jepni futbollit me këtë “Final 4”? Çfarë është ky “Final 4”?

Më gjej një model, një model të vetën në Europë me këtë formulë. E bëri dytre vjet këtë formulë pa përgjysmuar pikët. Asnjë gjë të re nuk solli ndeshje për vend 3-4 ishte formale. Asnjë shtesë nuk solli, domethënë në shkallët e Superiores. Po, ka aq tifozë sa vinin, aq vijnë prapë. T

ani do bëjë përgjysmim pikësh, por pse? Pse është kjo mungesë e madhe? Pse duhet të jenë vetëm dhjetë ekipe në kategorinë superiore? Prandaj po them, për mua kjo formulë, nuk ka përcaktuar asnjë gjë të re nga ato vitet e tashme. Do jetë e njëjta situatë siç ishte”- është shprehur ai.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.