HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE‘Loro Boriçi’ i pakalueshëm për kundërshtarët, Vllaznia është rekord në shtëpi

‘Loro Boriçi’ i pakalueshëm për kundërshtarët, Vllaznia është rekord në shtëpi

Nga Endri ÇINARI

“Loro Boriçi” vijon të konfirmohet një “fortesë” për skuadrën e Vllaznisë dhe një fushë e pakalueshme për kundërshtarë. Kështu Vora ishte “viktima” e tretë e kuqebluve këtë edicion në shtëpi. Me Vllazninë që njeh një rekord 100% të pikëve të marra në duelet shtëpiake deri më tani në kampionat. Në këtë mënyrë ekipi i Martinit mposhti në ndeshjen e parë të sezonit, Egnatian me rezultatin 2-0 brenda në Shkodër.

Shifrat u pëmirësuan në ndeshjen e javës së tretë ndaj Partizanit, ku në duelin shtëpiak, 9 herë kampionët e vendit tonë triumfuan me rezultatin 4-1. Po ashtu Vllaznia pati një provë karakteri edhe ndaj Vorës në shtëpi, ku presioni ishte totalisht mbi kuqeblutë. Të cilët duhej medoemos të mos gabonin në shtëpi përballë ekipit të Bellait. Dhe skuadra shkodrane ia doli me sukses, duke triumfuar 2-0 ndaj debutuesve të këtij edicioni në Superiore.

Në këtë mënyrë, Vllaznia ka marrë 9 nga 9 pikët e mundshme në 3 ndeshje të zhvilluara deri më tani në duelet si pritëse në kampionat. Ku shkodranët kanë shënuar 8 gola dhe pësuar vetëm 1 të tillë e duke u konfirmuar kështu si ekipi më i mirë në ndeshjet në shtëpi.

Ku pas kuqebluve vjen Elbasani me 7 pikë të grumbulluara në 3 ndeshje ne shtëpi. Me verdheblutë që do jenë kundërshtari i rradhës i Vllaznisë në kampionat. Ku kuqeblutë i presin “tigrat” në Shkodër, me qëllimin e vetëm për të vijuar në rrugën e fitoreve në ndeshjet si pritëse.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments