HomeBOKSJurgen Lazri, krenaria e boksit shqiptar, sot ngjitet në ringun e Kampionatit...

Jurgen Lazri, krenaria e boksit shqiptar, sot ngjitet në ringun e Kampionatit Europian për ndeshjen më të madhe të jetës së tij

Kombetarja Shqipëtare e Boksit, diten e djeshme ka udhetuar drejt Çekisë. per pjesmarrjen ne Kampionatin Europian U19, qe zhvillohet ne datat 30Shtator – 09 Tetor.
Ne perberje te formacionit jane perzgjedhur sportistat me te mire te vendit , konkretisht ;

  1. Jurgen Lazri ne peshen 65 kg , njekohsisht dhe kapiten i ekipit kombetar.
  2. Bujar Hekuri ne peshen 60 kg
  3. Riduan Gashi 70 kg
  4. Ahmet Koçi 75 kg

Trajnerë :

  1. Klaudio Çekini , Kryetrajner
  2. Artur Koçi
  3. Ledi Gega

Ne diten parë te ndeshjeve ne Kampionatin Europian , do startojë me ndeshje per kombetaren tone dhe pikerisht me bokserin Jurgen Lazri i cili fati e deshti ta perballte qe ne ndeshje te pare me nje kampion Bote dhe Europe ne fuqi , boksierin Irlandez John Maher.
Dueli i perket fazes kualifikuese 1/32 per peshen 65 kg dhe do zhvillohet diten e sotme rreth ores 18:15.

JURGEN LAZRI kampioni dhe boksieri me i mire i Shqiperise , sot ne Kampionatin Europian , do zhvilloje ndeshjen me te rendesishme ne karrieren e tije , ne perballjen me boksierin John Maher nga Irlanda i cili eshte Kampion Bote dhe Kampion Europe per vitin 2024.
Stervitja e jashtezakonshme dhe forma e tijë e shkelqyer na bejne te besojme shumë qe kampioni yne do ja dale te mposhte Irlandezin dhe te vazhdoje per ne fazen tjeter .
Forca Kampioni yne JURGEN LAZRI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments