HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPorta e paprekur, ndodh për herë të dytë tek Vllaznia këtë sezon

Porta e paprekur, ndodh për herë të dytë tek Vllaznia këtë sezon

Nga Endri ÇINARI

Diçka që kënaqi shumë tek Vllaznia në ndeshjen e fundit kundër Vorës përveç fitores në shufrat 2-0 ishte edhe mbajtja e portës së paprekur nga ana e ekipit shkodran. Kështu pavarësisht mungesave të rëndësishme në repartin e prapavijës siç ishin Gurishta dhe Kuros, shkodranët arritën sërish të mbanin 0 mbrapa. Me një futbollist si Ardit Krymi, i cili ishte zhvendosur në rolin e qendërmbrojtësit, duke ndihmuar më së miri edhe dyshen Bajrami-Gjini.

Me gjithë repartin e mbrojtjes së Vllaznisë që arriti të neutralizonte shumicën e sulmeve të Vorës. Ku shumica e rasteve të debutuesve të Superiores erdhën me goditjet standarde apo gjuajtjet nga distanca. Në këtë mënyrë duke treguar një përmirësim në mbrojtje për ekipin e drejtuar nga Martini. Ku pikërisht ky repart ka qenë në qendër të kritikave që nga nisja e sezonit në pjesëmarrjet e skuadrës në turet kualifikuese të Conference League.

Po ashtu një notë pozitive këtë duel shkon edhe për portierin, Leon Pohls. Gjermani duket se po rrit nivelin e tij nga ndeshja në ndeshje dhe tashmë duket shumë i përshtatur me skuadrën. Duke dhënë kështu siguri mes shtyllave e patjetër duke përfituar në maksimum nga mungesa e Jukajt për shkak të një dëmtimi të këtij të fundit.

Ky duel ishte i dyti këtë sezon deri më tani ku Vllaznia mban portën e paprekur, kjo që prej fitores 2-0 ndaj Egnatias në ndeshjen e parë të kampionatit. Ecuri që shkodranët duan ta përmirësojnë në të ardhmen, duke vijuar që nga ndeshja me Elbasanin.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments