Me tre golat e shënuar ndaj Kairat Almatyt, Kylian Mbappe i është bashkuar grupit të gjashtë futbollistëve që kanë shënuar nga 60 gola në Ligën e Kampionëve.
Yllit francez iu nevojitën 89 ndeshje në garën më prestigjioze të futbollit evropian për t’i kaluar Cristiano Ronaldon, Karim Benzeman e Raul Gonzalezin, të cilëve u janë nevojitur më shumë ndeshje për ta arritur këtë shifër golash.
Legjenda e Real Madridit, Raul i kishte shënuar 60 gola pas 115 ndeshjesh të zhvilluara. Benzemasë i ishin dashur 111 ndeshje për ta arritur këtë numër golash, kurse “CR7” e kishte bërë këtë pas 98 ndeshjesh të zhvilluara.
Me tre golat e mbrëmshëm në Kazakistan, Mbappe hyri në mesin e tre lojtarëve që i kanë shënuar më së shpejti 60 gola. Lionel Messi është i pari në këtë listë pasi i shënoi kaq gola për 80 ndeshje, kurse Robert Lewandowski është i dyti me 85 ndeshje (60 gola).
Sa i përket moshës, Mbappe u bë lojtari i dytë më i ri që e arrin shifrën e 60 golave me 26 vjeç e 284 ditë, kurse primatin absolut e mban Lionel Messi me 26 vjeç e 86 ditë.
“CR7” e kishte arritur këtë numër golash me 29 vjeç e 21 ditë, ndërsa Raul renditet në vendin e katërt me 30 vjeç e 237 ditë. Legjenda e Real Madridit, Raul i kishte shënuar 60 gola pas 115 ndeshjesh të zhvilluara.
Benzemasë i ishin dashur 111 ndeshje për ta arritur këtë numër golash, kurse “CR7” e kishte bërë këtë pas 98 ndeshjesh të zhvilluara. Me tre golat e mbrëmshëm në Kazakistan, Mbappe hyri në mesin e tre lojtarëve që i kanë shënuar më së shpejti 60 gola.
Lionel Messi është i pari në këtë listë pasi i shënoi kaq gola për 80 ndeshje, kurse Robert Lewandowski është i dyti me 85 ndeshje (60 gola).
Sa i përket moshës, Mbappe u bë lojtari i dytë më i ri që e arrin shifrën e 60 golave me 26 vjeç e 284 ditë, kurse primatin absolut e mban Lionel Messi me 26 vjeç e 86 ditë. “CR7” e kishte arritur këtë numër golash me 29 vjeç e 21 ditë, ndërsa Raul renditet në vendin e katërt me 30 vjeç e 237 ditë.