Nga Maringlen ZHIVANI
Vllaznia ka firmosur me mbrojtësin boshnjak Jasmin Çelikoviç. Futbollisti 189 cm i gjatë ka firmosur kontratën me klubin kuqeblu deri në fund të sezonit dhe do të jetë menjëherë në dispozicion të trajnerit Martini për sfidat e ardhshme të kampionatit.
Çelikoviç vjen nga një karrierë me përvojë në disa prej skuadrave më të njohura të rajonit, si Rijeka, Inter Zaprešiç, Zrinjski Mostar, Željezničar dhe së fundmi Akhmat Grozny në Rusi. Me eksperiencën e tij në nivele të larta, ai shihet si një shtyllë e rëndësishme për repartin e prapavijës së Vllaznisë.
Ky përforcim pritet të rrisë konkurrencën në mbrojtje dhe të sjellë më shumë siguri për skuadrën shkodrane, e cila këtë sezon ka ambicie të mëdha për të luftuar për kreun e tabelës.(www.shkodrasport.com)