Nga Maringlen ZHIVANI

Te Vllaznia në qetësi janë larguar disa futbollistë gjatë kësaj vere. Kështu, bëhet fjalë për futbollistë titullarë dhe jo vetëm. Tashmë, është e ditur që Stojanoviç, Deliu, Kahrimanoviç dhe Juriç e kanë mbyllur me Vllazninë. Gjithsesi, duke parë situatën dhe afrimet që janë bërë, “Shkodra Sport” ka llogaritur futbollistët që mund të bëjnë formacionin kuqeblu.

Për momentin, bëhet fjalë për një 11-she që në letër është shumë e fortë, madje Vllaznia ka edhe disa futbollistë rezervë. Në pamje të parë, ekipi është i mirë, por skuadra duhet të përforcohet në reparte të caktuara që të ketë alternativa të mundshme. Me skemën 3-5-2 që pritet të aplikojë trajneri Martini, në portë mund të jetë njëri mes Qarrit dhe Jukajt.

Treshja e mbrojtjes përbëhet nga Gurishta, Jazxhi dhe Kouros. Në mesfushën me pesë, nga krahët do të jenë Kruja dhe Yago, ndërsa në mes Krymi dhe Qato. Mala si fantazist mund të jetë në mbështetje të njërit mes Grudës ose Dodajt dhe kapitenit shkodran Bekim Balaj.

Vllaznia (3-5-2):

Qarri (Jukaj)

Gurishta Jazxhi Kouros

Kruja Mala Krymi Qato Yago

Gruda (Dodaj) Balaj

Tr: Edi Martini