KF Shkodra ka marre se fundi nje lajm shume te mire. Biznesmeni i njohur Agim Cani tani e tutje do te jete presidenti i ketij klubi. Ai ka arritur nje marreveshje me themeluesin e tij Taip Piraniqi dhe palet kane rene dakord per gjithçka sa i takon pikave te bashkepunimit.
Lajmi eshte bere i ditur permes vete faqes zyrtare te ketij klubi ku i behet jehone ardhjes se ketij biznesmeni qe ka edhe nje pervoje te meparshem si sponsorizues ne sport dhe po ashtu se fundi ka investuar edhe ne infrastrukture sportive.
“Agim Cani, president i KF.Shkodra. Infrastrukture bashkohore, trajnere me licence, mbeshtetje financiare per futbollistet, binjakëzim me nje akademi nga futbolli gjerman, trajnere, lektore, menaxhere nga klube me emer ne futbollin europian.
Se shpejti AKADEMIA SHKODRA NJE AKADEMI E NIVELIT EUROPIAN, me president Agim Canin. Rrugetimi yne vazhdon me pune, disipline, perkushtim e profesionalizem drejt sukseseve te reja”- shkruhet ne postimin e KF Shkodra.
