Ndonese temperaturat e larta po shoqerojne te gjithe vendin tone gjate ketyre diteve te nxehta te muajit korrik, ekipet e Akademise Vllaznia do te zbresin ne fushen e stervitjes per te nisur ne kete menyre pergatitjet per sezonin e ri futbollistik.

Kjo gje do te behet duke filluar nga dita e neserme, shoqeruar me nje grafik te veçante te stervitjes per çdo ekip. Kjo gje behet e ditur permes nje njoftimi te shperndare ne faqen zyrtare te Akademise Vllaznia ku i behet ftese edhe futbollisteve te tjere qe duan te jene pjese e saj, qe te bashkohen ne stervitje.

“Akademia e Futbollit “Vllaznia” bën të ditur se ditën e nesërme (e hënë) do të nisin stërvitjen sipas grafikut të përcaktuar, të gjithë ekipet e saj. Si rrjedhojë, ftojmë të gjithë futbollistët e rregjistruar pranë ekipeve tona dhe të tjerët që duan të bëhen pjesë e Akademisë Vllaznia që të jenë të pranishëm në ambjentet e fushës sportive “Reshit Rusi”- shkruhet ne faqen e Akademise Vllaznia.

Kujtojme qe ne sezonin e ri, risia do te jete edhe krijimi i ekipit U18 i cili do te marre pjese ne kampionatin e Kategorise Superiore qe eshte krijuar per here te pare nga Federata Shqiptare e Futbollit.