Cagliari ka fituar përballë Cremoneses në sfidën e vlefshme për fazën e 1/16-ve të Kupës së Italisë. Kjo ndeshje përfundoi 1-0 në favor të Cagliarit, të cilët eliminojnë kështu Cremonesen.
Titullar në këtë sfidë për Cagliarin ishte portieri i Kombëtares shqiptare, Alen Sherri. Ky i fundit ia doli që ta mbante portën e paprekur dhe duke shkëlqyer në ato pak raste të krijuara nga kundërshtarët.
Ndërsa, golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi Gianluca Lapadula. Pas një topi të marrë nga Augello, sulmuesi i Cagliarit ia doli që ta dërgonte atë në fundin e rrjetës së portës kundërshtare.