Dita e sotme shenon 39 vjetorin e ndarjes nga jeta te njerit prej personaliteteve me te medha te futbollit shqiptar, Loro Boriçit. Ai u nda nga jeta ne moshen 62 vjeçare, pikerisht me 25 prill 1984 ne Tirane, shume heret kuptohet, kur kishte ende per t’i dhene futbollit tone.

Loro Boriçi është një nga futbollist më të mëdhenj të futbollit shqiptar. Ai u lind në Shkodër më 4 gusht 1922. Është një prej personaliteteve më të mëdha të futbollit shqiptar, ish-futbollist sulmues dhe ish-trajner.

Ka qenë lojtar i shpejtë, i zhdërvjelltë, ka pasur rol lideri, futbollist me peshë në lojën e grupit dhe njëherësh triumfator. E ka nisur karrieren tek Vllaznia ne vitin 1937, ndersa ne periudhen e luftes, do te kalonte ne Itali, aty ku ne sezonin 1941-42 ka luajtur me Lacion dhe ne sezonin 1942-43 me Romen.

Pas luftes rikthehet ne Shqiperi dhe i bashkohet serish Vllaznise, me te cilen u shpall kampion ne vitet 1945 dhe 1946 nderkohe qe me vone do te kalonte tek Partizani ku do te vijonte serine e sukseseve.

Ai ka luajtur nje kontribut shume te madh per kombetaren kuqezi duke bere qe Shqipëria te fitonte titullin Kampion Ballkani në vitin 1946, trofeu i parë i madh për përfaqësuesen kuqezi dhe deri më tani i vetmi, sepse asnjë skuadër përfaqësuese jona dhe asnjë skuadër nuk ka mundur të fitojë një kampionat ballkanik.

Me kurorën e dafinave në kokë dhe trofeun e kupës ballkanike në duar, fotoja e Loro Boricit si triumfator i mbetet tashmë panteonit të futbollit kombëtar.

Më vonë Loro Borici ka pasur ndikim të madh edhe si trajner i kombetares shqiptare per vite me rradhe, e me pas si kuader sporti. Futbolli në Shqipëri para Loro Boriçit ekzistonte vetëm si term dhe i papërfillshëm në fushë, pas tij u bë më tërheqës dhe me baza. Respekt për këtë ikonë të futbollit shqiptar!

Tashme stadiumi i qytetit te tij te lindjes, Shkodres, mban emrin e tij dhe ky eshte minimimumi i nderimit qe mund t’i behet nje personaliteti te tille.
Gjergj KOLA