HomeKRYESOREAlonso para ndeshjes së pazakontë të Realit në Champions: Kemi ndryshuar planin

Alonso para ndeshjes së pazakontë të Realit në Champions: Kemi ndryshuar planin

Nesër është një sfidë e pazakontë për Realin në Champions. Madrilenët do të përballen me Kairat në transfertë, ndërsa gjithçka nis në orën 18:45.

Trajneri i madrilenëve ka folur për këtë takim. Një transfertë që zgjat të paktën 8 orë me “charter” dhe Çabo Alonso është shprehur.

“Duhet të përshtatemi, nuk është çështje shqetësimi. Kemi ndryshuar planin e zakonshëm dhe më i zgjuari është ai që përshtatet. Nuk është as pengesë dhe as justifikim.

I kemi parë ndeshjet e tyre, kundër Sëlltik, Sportingut. Kanë zgjidhje dhe profile të ndryshme, është një skuadër me ide të qarta dhe që luan mirë.

Sa i përket individëve? Më parë i njihja pak, tani i njoh më mirë. Është një skuadër që e meriton të jetë në Champions dhe sigurisht që na shqetëson. Nesër, në shtëpi, me shumë emocion. Duhet të jemi të përgatitur”, u shpreh Alonso.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments