Futbolli në Arabinë Saudite sa vjen e bëhet më i rëndësishëm. Që prej zhvillimit të Kupës së Botës 2022, ku për herë të parë u zhvillua në periudhën e dimrit dhe deri në Botërorin e vitit 2034, arabët do shpenzojnë deri në 600 miliardë euro. Shteti i Lindjes së Mesme do të presë Superkupat e Italisë dhe Spanjës, duke u riafirmuar në botën e futbollit ndërkombëtar.
Sporti e ka ndryshuar pjesërisht situatën jetësore në Arabi dhe futbolli ka sjellë miliona tifozë, të nxitur edhe nga dëshira për të ndjekur një ngjarje sportive në një vend që tradicionalisht nuk ka qenë kurrë qendra e sportit.
Pikërisht për vizitorët, në kuadër të Kupës së Botës 2034, do të ndërtohen 230,000 dhoma të reja hotelesh në të gjithë vendin, ku do ndalohet konsumimi i alkoolit.Kupa e Botës 2034, ku do të marrin pjesë 48 ekipe kombëtare do të luhet në 15 stadiume.
Nga këto, vetëm katër janë të përdorim, teksa 11 të tjerë do të ndërtohen nga e para. Përveç stadiumeve, janë planifikuar të krijohen 72 fusha stërvitore në 15 qytete, plus 60 të tjera në pesë qytetet që do të presin ndeshjet e Kupës së Botës.