Carlo Ancelotti po ballafaqohet me një javë të pasigurt në krye të Real Madridit pas eliminimit nga Liga e Kampionëve. Kontrata aktuale e Ancelottit në kryeyqtetin spanjoll skadon në fund të sezonit 2025/2026, por ka pasur shumë spekulime për të ardhmen e tij.
Presidenti i klubit Florentino Perez po përgatitet për bisedime të vështira me teknikun italian për të vlerësuar se çfarë të bëjë, por një vendim i menjëhershëm nuk është arritur.
Ancelotti ka shprehur dëshirën e tij që të fokusohet tek sezoni aktual, me titullin në La Liga dhe finalen e Kupës së Mbretit që janë ende në garë.
Thashethemet e shkarkimit të Ancelottit pas finales së Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës më 26 prill nuk janë të vërteta, por Perez po e konsideron ta emërojë një trajner të përkohshëm për Kupën e Botës për Klube në qershor.
Kjo storje ka përfshirë figura të mëdha përgjatë futbollit evropian dhe mikun e tij të vejtër dhe ish-trajnerin tek Milani – legjenën Arrigo Sacchi, i cili ka paralajmëruar Real Madridin.
“Çfarë më bën të mërzitur, ani pse është pjesë e futbollit, është se të gjithë e kritikojnë Carletton për eliminimin nga Liga e Kampionëve dhe e fajësojnë atë”.
“A e kanë këta persona ndonjë ide se kush është Ancelotti? A e dinë se çfarë ka fituar ai? Unë e konsideroj atë një mjeshtër të vërtetë të futbollit, jo vetëm për trofetë e tij, por edhe për kualitetet njerëzore”.
“Real Madridi duhet të mendojë dy ose tri herë para se të ndajë rrugët me dikë si Carletto”, ka thënë Sacchi./Telegrafi/