Armando Broja do të vazhdojë karrierën te Burnley. Chelsea ka dhënë dritën jeshile për largimin e sulmuesit shqiptar, pas disa huazimeve të mëparshme. 

Kalimi te Burnley nuk do të jetë huazim, por një shitje përfundimtare, siç është konfirmuar nga Fabrizio Romano. 

Broja është rritur në akademinë e Chelseat, por nuk ka arritur të sigurojë një vend të qëndrueshëm në formacion. Ai ka kaluar periudha huazimi te Southampton, Fulham dhe Everton.

Te Burnley, i drejtuar nga trajneri Scott Parker, Broja synon të rikthehet në formën e tij më të mirë dhe të lërë shenjë.