HomeKRYESOREAsnjë nuk ka fituar më shumë se Messi, 102 trofe në karrierë...

Asnjë nuk ka fituar më shumë se Messi, 102 trofe në karrierë për yllin argjentinas

Lionel Messi është futbollisti që ka fituar më shumë trofe në historinë e futbollit. Fenomeni argjentinas mburret me 102 çmime (56 individuale dhe 46 ekipore) dhe dje mori çmimin MARCA America, një çmim që vlerëson karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Çmimi iu dorëzua “pleshtit” nga Juan Ignacio Gallardo – drejtor i MARCA – dhe Jorge Mas, pronar i Inter Miami së bashku me David Beckham.

Rrugëtimi i Messit në futboll filloi me Barcelonën në vitin 2004, vazhdoi te PSG dhe tani tek Inter Miami. Me kombëtaren e Argjentinës ai ka fituar gjashtë trofe të mëdhenj.

Messi ka fituar tetë “Topa të Artë”, gjashtë “Këpuca të Arta” dhe është golashënuesi më i mirë historik i La Ligës dhe kombëtares “Albiceleste”. Ai gjithashtu mban rekordin për më shumë paraqitje në historinë e Kupës së Botës (26 ndeshje).

Të gjitha trofetë ekiporë të fituar nga Lionel Messi në karrierën e tij:

10 LaLiga

8 Superkupa të Spanjës

7 Kupa Mbreti

4 Liga e Kampionëve

3 Kupa e Botës për Klube

3 UEFA Superkupë

2 Ligue 1

1 Superkupa Franceze

1 Kupa e Ligës

1 Mburoja e Mbështetësit (SHBA)

1 Kupa e Botës

2 Copa America

1 Olimpiadë

1 Kupa e Botës U20

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments