Pak dite me pare, Atletik U13 u kurorezua kampion i Liges Amatore ne Zonen e Shkodres duke konfirmuar edhe njehere tjeter se tek kjo Akademi punohet mire jo vetem per rritjen e elementeve cilesore, por edhe per fitimin e trofeve sepse kur ato luajne bukur e bejne diferencen me kundershtaret, padyshim qe do t’i gezohen edhe sukseseve.
Por tek Atletik ne fakt ka edhe nje tjeter ekip model. Behet fjale per ate U11 i cili eshte shembull per nga menyra e funksionimit dhe per punen qe behet aty. Trajner eshte Erion Mandi, i cili njihet per pasionin e tij te jashtezakonshem ne punen me moshat e vogla.
Ne kampionatin qe sapo u mbyll pavaresisht se nuk ka patur renditje ekipore, Atletik U11 ka spikatur me rezultatet e arritura ku ne 24 ndeshje, ka fituar 23 prej tyre dhe ka barazuar vetem 1, nderkohe qe nuk e njeh fjalen humbje. Edhe golaverazhi eshte fantastik me 139 gola te shenuar dhe vetem 9 te pesuar.
Nje merite shume te madhe kane te gjithe futbollistet, duke filluar nga portieri Nikolo Kallmi, per te vazhduar me Regis Cekaj, Sidrit Hoxhaj, Raid Gelqerja, Ergi Zeneli, Anuar Kraja, Erli Vucaj, Artes Molla, Kevin Alibali, Marlind Jerina, Noel Dragani, Relind Erkaçaj dhe Omer Lekaj.
Por paraqitjet e mira te ketij ekipi nuk jane vetem ne kampionat, por ne çdo aktivitet ku merr pjese. Se fundi edhe tek “Shkodra Summer Cup” ku ka fituar te drejten per te dale ne finale, te cilen do ta luaje neser ndaj Vllaznia U11 dhe ku padyshim qe do te kerkoje fitoren.
Natyrisht qe eshte gjithmone kenaqesi te shohesh femijet duke ndjekur pasionin e tyre te madh, por kur veren edhe talentin e tyre kjo e shtone dhe me shume bukurine dhe kersherine per t’i ndjekur ne vazhdimesi, nese do te kene nje te ardhme te ndritur ne futboll apo jo. Premisat e para i kane shume te mira, tashme duhet te presim vazhdimin.(www.shkodrasport.com)