HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBalaj: Ndeshja e parë jo e lehtë. Kastrati? Sulmi jonë do t'i...

Balaj: Ndeshja e parë jo e lehtë. Kastrati? Sulmi jonë do t’i japë ‘sinjale’ kundërshtarëve

Vllaznia zhvilloi një ndeshje miqësore përballë Kukësit teksa shkodranët fituan 4-3 këtë sfidë që ishte një lloj testi përpara nisjes së kampionatit shqiptar të futbollit.

Pas ndeshjes, foli edhe kapiteni i kuqebluve Bekim Balaj.

“Shija e keqe e eleminimit drastik nga Liga e Konferencës ka mbetur ende, por lojtarët tashmë po mundohen ta kalojnë atë moment për t’u përqendruar tek ndeshja e parë e sezonit përballë kampionëve të Egnatias e cila nuk do të jetë aspak e lehtë.

Ardhja e Kastratit? Sulmi shkodran do jetë me më shumë shpejtësi duke dhënë një sinjal për mbrojtësit kundërshtarë”, përfundoi ai.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments