Me afatin kalimtar veror që tashmë është mbyllur pothuajse një muaj më parë, Barcelona ka kthyer vëmendjen e tyre drejt rinovimit të kontratave ekzistuese të disa lojtarëve.
Veçanërisht, kjo përfshin pajtimin për kontrata të reja me lojtarët kontrata e të cilëve skadon gjatë 24 muajve të ardhshëm.Fermin Lopez ka qenë në bisedime me Barcelonën për rinovimin e kontratës dhe sipas Relevo, një marrëveshje tashmë është arritur mes dy palëve për një kontratë pesë vjeçare.
Sidoqoftë, asgjë nuk mund të bëhet zyrtare deri në momentin kur Barcelona rikthehet tek rregulli 1:1 i La Ligas.Përveç Fermin, edhe mbrojtësi i majtë Gerard Martin ka rinovuar si shpërblim pas paraqitjeve të tij të mira në parasezon.
Për më shumë, Barcelona është gjithashtu në bisedime me përfaqësuesit e Gavit dhe Pedrit, kontratat e të cilëve skadojnë në vitin 2026. Sipas raportimit, bisedimet janë në faza të avancuara me të dy lojtarët.
Rinovimet e Gavit dhe Pedrit do të jenë shumë të rëndësishme për Barcelonën në këto kohëra kur klubi ende nuk ka arritur të gjejë një zgjidhje për krizën financiare./Telegrafi/