Barcelona ka konfirmuar dominimin absolut ndaj Real Madrid në këtë sezon, duke mposhtur përsëri në “El Classico” rivalët historikë, për të vendosur një dorë te trofeu i titullit kampion.
Sfida ka qenë spektakolare, pasi nisi me dy gola të shpejtë të Realit me Mbape, por më pas ishte Barcelona e cila përmbysi gjithçka me gola të njëpasnjëshëm të yjeve të saj, duke bërë që në pushim të ishin katalanasit në avantazh 4-2.
Reali nuk dukej të kishte forcë të thumbonte, edhe pse gjeti një tjetër gol me Mbape. Tentativat e dëshpëruara në fund nuk sollën sukses e kësisoj Barcelona mori një fitore të shkëlqyer për moralin, por edhe për renditjen pasi afrohet matematikisht me titullin kampion të radhës.
BARCELONA-REAL MADRID 4-3
19′ Erik Garsia, 32′ Jamal, 34′, 44′ Rafinja / 5′ (p), 14′, 70′ Mbape