Pasi mundi javen e kaluar Vllaznine, Beselidhja “likujdoi” ne javen qe sapo u mbyll nje tjeter kundershtar- Teuten. Madje ndaj durrsakeve e ka patur me te lehte dhe kete e tregon me se miri rezultati i thelle me te cilin ka triumfuar.

Besëlidhja kampione fitoi me nje diference prej 41 pikesh ndaj ketij kundershtari, pikerisht ne shifrat 108-67 ne ndeshjen e luajtur në “Asllan Rusi”.

Një ndeshje në sens unik, komanduar që nga perioda e parë nga ekipi lezhjan, që u shkëput 31-13. Teuta nuk ishte në gjendje të rivalizonte, duke humbur terren deri në fund. Për Besëlidhjen u dallua kolektiviteti, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë.

Megjithate me i mire nga pikeshenuesit ka qene Joshua Phillip Angle me 18 te tilla te shenuara. Beselidhja ne kete menyre ka marre edhe fitoren e katert rradhazi ne kampionat dhe pas javes se katert te tij udheheq e vetme renditjen me pike te plota, 8./www.shkodrasport.com/