Pas dy sezone e gjysmë në krye të klubit dhe një fitore të bujshme të Bundesligës pa humbur asnjë ndeshje në 2023/24, aventura e Xabi Alonso në pankinën e Bayer Leverkusenit i ka ardhur fundi.

Para, gjatë dhe pas ndeshjes së fundit në shtëpi në kampionat, të humbur 2-4 ndaj Dortmundit, tifozët e “Aspirinave” e kanë përshëndetur dhe falënderuar trajnerin spanjoll me brohoritje, duartrokitje dhe pankarta.

Përsa i përket sfidës së sotme, e vlefshme për javën e 33-të të Bundesligës, Brandt, Ryerson, Adeyemi dhe Guirassy përmbysin epërsinë e hershme të Frimpong dhe e kthejnë Dortmundin një pikë pas Freiburgut të vendit të katërt.

Gara për kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm mbetet e hapur.