Leroy Sané është gati për një sfidë të re. Anësori-sulmues gjerman, nën kontratë me Bayern Munich që nga viti 2020 dhe që skadon së shpejti (30 qershor 2025), ka vendosur të largohet dhe t’i thotë njëherë e mirë klubit bavarez në fund të këtij sezoni.
Ish-lojtari i Manchester City pritet në Turqi, te Gallatasaraj, ku do t’i ofrohet një kontratë trevjeçare. Negociatat për marrëveshjen po ecin pozitivisht dhe ajo do të përfundojë së shpejti. Klubi turk i ka ofruar Sane një pagë prej 10-12 milionë euro në vit.
Me 200 ndeshje në Bundesliga, 90 në Premier League dhe 70 paraqitje për kombëtaren gjermane, Sané tani është një veteran. I shënuar në listën e Kupës së Botës për klube me Bayern Munich, 29-vjeçari gjerman nuk pritet të largohet me skuadrën drejt Shteteve të Bashkuara.
Bisedat me Gallatasaraj po ecin me shpejtësi dhe vendimi për largim i është komunikuar drejtuesve të “Die Roten”. Këtë sezon ai ka grumbulluar 13 gola dhe 6 asistime, ndaj Sane është një tjetër nënshkrim cilësor për Gallatasaraj./telesport/